E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI, perplasen per "Gerdecin"

Partite opozitare perplasen ne shesh, per manifestimet qe do te organizohen ne kuader te nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit. Megjithese prej disa kohesh opozita eshte e ndare ne qendrimet qe mbajne mbi ceshtje te ndryshme politike, por edhe per te njejten tematike dhe qellim, keto parti rishfaqen te ndara. Nderkaq, Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale dhe G99 do te zhvillojne sebashku nje tubim te organizuar me 15 mars. Manifestimi i tyre do te nise atje ku ndodhi edhe tragjedia, ne Gerdec, per te vijuar me pas rrugetimin ne kryeqytet, per te manifestuar perpara godines se Kryeministrise, ku edhe do te perfundoje manifestimi. Ndersa dje, Levizja Socialiste per Integrim ka njoftuar nepermjet kryetarit te kesaj partie, Ilir Meta, se pasditen e 15 marsit do te mblidhen ne hapesiren mes sheshit "Nene Tereza" dhe Kryeministrise. "Te gjithe opozitaret ne 15 mars pasdite te bashkohemi nen moton: "Berisha Ik", ne hapesiren mes sheshit "Nene Tereza" dhe Kryeministrise, per te nisur fushaten e largimit te Sali Berishes nga drejtimi i qeverise se vendit", ftoi dje qytetaret Meta. Prandaj sipas tij, me rastin e 1-vjetorit te tragjedise se Gerdecit, ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, si forca kryesore opozitare ne vend prej nje viti, si forca e pare e cila e vuri gishtin mbi Sali Berishen si kryeshkaktarin e kesaj tragjedie, si forca qe kerkoi nje hetim parlamentar per tragjedine e Gerdecit, qe nuk u realizua kurre, per shkak te bashkepunimit per ta mbuluar tragjedine dhe shkaktaret e vertete te saj, ai beri thirrje jo vetem anetareve dhe simpatizanteve te LSI, por te gjithe opozitareve, qe ne 15 mars te gjithe te bashkohemi ne kete manifestim. Dy manifestimet e organizuara, ajo nga Partia Socialiste nen moton "Mos Harro" dhe ajo e LSI-se, jane lajmeruar se te dyja do te zhvillohen paradite. Nderkaq, kreu i G99, Erion Veliaj, ftoi dje te gjithe qytetaret mbeshtetes te Levizjes Socialiste per Integrim, por jo Ilir Meten, qe t'u bashkohen manifestimit te tyre me 15 mars. Nga ana tjeter, kryetari i LSI, duke reaguar ndaj kesaj deklarate dhe akuzave ndaj tij nga Veliaj, deklaroi se pergjigjet do te merren ne prokurori dhe ne gjykate, ne menyre qe ai te edukohet me shtetin ligjor, qe duhen ta respektojne te gjithe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›