‘Jala’, PS: Reagim qesharak
Tiranë- Partia Socialiste e ka konsideruar një turp reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së Bankës Botërore për menaxhimin e konsideruar skandaloz të projektit të bregdetit. “Na vjen turp për nivelin mizerabël me të cilin kjo qeveri e korrupsionit e përfaqëson Shqipërinë në raport me botën e përkatësisht me Bankën Botërore.Na vjen turp që qeveria, jo vetëm nuk merr përgjegjësinë e saj të pambulueshme për menaxhimin skandaloz të projektit, por përpiqet të mbulojë mëkatin e vet duke akuzuar Bankën Botërore, madje edhe opozitën”-theksoi Mimi Kodheli, zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste.
Ai theksoi se menaxhimi skandaloz lidhet me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha dhe me njësinë e menaxhimit të projektit të drejtuar nga dhëndri i tij.
Ai theksoi se menaxhimi skandaloz lidhet me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha dhe me njësinë e menaxhimit të projektit të drejtuar nga dhëndri i tij.