E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Gërdeci",Prokuroria akuza 13-ish zyrtarëve

Prokuroria e Përgjithshme u ka komunikuar akuzën edhe 13 personave të tjerë të përfshirë në çështjen e Gërdecit. Pas komunikimit të akuzës së disa ditëve më parë të 11- ish zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes mes të cilëve ishte edhe ish kreu i kësajë ministrie, Fatmir Mediu, ka shkuar në 24 numri i personave të cilëve u është komunikuar akuza, për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria pasi ka thirrur 13 ish funksionarët e ministrisë së Mbrojtjes u ka komunikuar atyre akuzat. Akuzat që ngrihen ndaj tyre janë për shpërdorim detyre, dhe falsifikim dokumentash. Mes 13 ish funksionarëve të lartë , Rezart Teshana ,Besnik Sauti dhe Agim Babameto ishin anëtarë të komisionit për çmimin e fishekëve, te cilëve u është komunikuar akuza për shpërdorim detyre. Ndërkohë prokuroria të njëjtën akuzë u ka komunikuar edhe katër antarëve të komisionit për çmimin e municionëve të rënda, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci. Fletëthirrjes se prokurorisë i janë përgjigjur edhe Zenun Sero, Hysni Cocka, Ilmi Lacaj dhe Fari Toska të cilëve u është komunikuar po e njëjta akuzë. Sipas burimeve nga organi i akuzës ish drejtorit të uzinës mekanike të Gramshit Fiqiret Mato dhe ish drejtorit të kombinatit mekanik në Poliçan, Lavdi Shato, akuzohen për falsifikim dekumentash. 24 ish zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes janë përsonat e parë të cilët u është komunikuar akuza për tragjedinë e 15 marsit , ku mbeten vdekur 26 persona dhe mbi 300 të plagosur dhe një fshat i tërë i shkatërruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›