“Kartat”, probleme në procesin e aplikimit në Berat
Nis me problemi procesi i aplikimit për pajisjen me karta identiteti të qytetarëve në rrethin e Beratit. Problemin më të madh e paraqesin zonat rurale, pasi ende nuk ka mbërritur baza materiale për fillimin e këtij procesi në këto zona.
BERAT- Procedura për paisjen e qytetarëve me karta indentiteti, ka nisur me probleme në qytetin e Beratit, pasi fillimi për këtë proces është bërë i mundur vetëm në dy rajone. Ndërkohë që pritet mbërritja e bazës materiale nga firma sipërmarëse për nisjen e punës në njësitë e tjera të qarkut. Një rajon në Bashkinë e Beratit, nga tre të tilla ende nuk është gati për shkak, se godina ndodhet në rikonstruksion. Ndërkohë që problemet më të mëdha janë zonat rurale, pasi ende nuk ka mbërritur baza materiale për fillimin e këtij procesi. Sipas kryetarit të rajonit numër 2, Venedik Çela, parashikohet të pajisen me karta rreth dy mijë qytetarë për këtë rajon. Në të gjithë qarkun numërohen rreth 38 mijë persona që nuk janë të pajisur me pasaporta të cilët do të kenë avantazhin për të aplikuar të parët në këtë proces. (a.r/news24/balkanweb)