E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmerret, i vjedh lekët njerkut

Një vajzë e mitur ka gjetur një zgjidhje origjinale për t‘u hakmarrë ndaj njerkut, i cili pretendon se e keqtrajtonte. Ajo i ka vjedhur atij 400 mijë lekë dhe ka ikur për të kërkuar shtëpi me qira. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 të së hënës në lagjen "Syrja Dylgjeri" të Elbasanit. M.B., 14 vjeçe, është denoncuar nga 44-vjeçari Saimir Beqiri për vjedhjen. Ajo është kapur dje dhe i ka thënë policinë se donte të hakmerrej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›