E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROPA i THA AUTORITARIZMIT JO

Pergjigjja negative qe mori kerkesa e qeverise shqiptare per statusin e kandidatit ka vetem nje shpjegim thelbesor Europa i tha jo autoritarizmit berishist. Sepse Europa nuk mund te integroje ne gjirin e saj nje vend ku shteti ligjor eshte vetem ne leter ku ligjet europiane jane katandisur ne letra pa vlere ku fjala drejtesi eshte vecse nje maske e padrejtesise dhe pushtetet e pavarura te shpikura nga Perendimi per te kontrolluar qeverite po kthehen ne vegla mjerane te qeverise. Europa nuk mund te integroje nje shtet ne te cilin demokracia eshte prej letre eshte vetem nje llaf goje madje akoma me keq nje genjeshter apo nje tallje me publikun. Jo-ja fatale qe erdhi nga Europa eshte nje jo per Kryeministrin Berisha qe nxitoi muaj me pare ti dorezonte me pompozitet Brukselit nje liber super te trashe me genjeshtra per reformat e hatashme demokratike qe kish realizuar. Vec e keqja nuk mbaron ketu. Sepse pergjigjja negative qe sapo erdhi nga Europa nuk eshte rrjedhoje e disa gabimeve qe mund te korrigjohen. Ajo eshte fryt i hidhur i nje strategjie autoritariste te ndjekur me kembengulje nga Berisha tash e 20 vjet. Dhe duke qene misherim i autoritarizmit post-komunist Berisha nuk do te heqe dore kurre nga kjo strategji qe sic sapo u deshmua eshte pengesa qe Shqiperia te behet si gjithe Europa. Objektivi i vertete dhe i fshehte i Berishes nuk eshte Europa por nje shtet piramide ne maje te se ciles do te fronezohet ai. Jo rastesisht turret te shkaterroje nje piramide mermeri qe te maskoje me antikomunizem piramiden e gjalle te shtetit neokomunist qe enderron te shtrije nen kembet e tij. Ndaj per sa kohe qe Berisha te jete ne pushtet Shqiperia do te mbetet jashte Europes. Shqiptaret tashme duhet te zgjedhin ose Berishen ose Europen

U bene me shume se dy dekada qe politikani Sali Berisha eshte shquar dhe kritikuar pafundesisht per strategjite dhe taktikat e kapjes dhe nenshtrimit te institucioneve te pavarura. Ne radhe te pare te institucioneve te drejtesise prokurorise dhe gjykatave. Qysh ne krye te heres se karrieres se tij politike ai kapi dhe keqperdori prokurore dhe gjykates per te persekutuar gazetare dhe politikane nder te cilet edhe liderin e opozites se asaj kohe Fatos Nanon. Edhe ne qeverisjen e tij te dyte tashme i ndryshuar ai ka bere dhe po ben te njejten gje. Ka shkarkuar nje kryeprokuror qe si bindej e me pas ka lajkatuar Kryeprokuroren e re duke shpresuar ta perdorte. Por kur Ina Rama hetoi megakorrupsionin e rruges Durres-Kukes dhe beniaminin e tij Lulzim Basha e akuzoi Silvia Kontin si te kapur nga opozita. Rrjedhoje e ketij obstruksioni te drejtesise si dhe i shtrirjes se metastazave te influences se pushtetit berishist ne gjykata eshte pezullimi i gjykimit te korrupsionit te rruges Durres-Kukes si dhe thuajse deshtimi i gjykimit te tragjedise se Gerdecit. Dhe sa te jete Berisha ne pushtet keto skandale korruptive nuk do te ndeshkohen sepse do te thote te ndeshkohet pushteti i Berishes dhe njerezit e tij. Prandaj dhe JO-ja e Europes na thote se ka mungesa thelbesore lidhur me pavaresine transparencen dhe pergjegjshmerine e sistemit gjyqesor dhe se gjurme te luftes efektive kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mungojne. Por Berisha nuk do tia dije. Ai pellet lart e poshte per Shqiperine europiane qe te genjeje te gjithe ata qe jane me te por qe mjerisht nuk po e kuptojne se Berisha vete nuk eshte me ta. Berisha eshte me veten e tij dhe me nje klan qe po pasurohet korruptivisht rreth tij. E ndersa Europa e shpjegon Jo-ne e saj me mungesen e pavaresise se gjyqesorit Berisha vazhdon ne strategjine e tij antieuropiane duke hedhur poshte edhe inkuizitivisht kandidaturat e Presidentit te Republikes per Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese. Berisha betohet publikisht dhe me servilizem para zyrtareve europiane se raporti i progresit dhe verejtjet qe vijne nga Europa do te jene nje program pune per te. Nje mashtrim qe po perseritet per vite me radhe. Europa thote se korrupsioni eshte gjeresisht prezent Berisha uleret tribunave per lufte plot sukses dhe me tolerance 0 kunder korrupsionit Europa thote se aktiviteti i krimit te organizuar me ndikim edhe jashte vendit mbetet ceshtje e nje shqetesimi serioz Berisha vazhdon me genjeshtren e zhdukjes se 300 bandave te krimit te organizuar Por pavaresisht demagogjise berishiste Jo-ja qe erdhi nga Europa eshte pohimi i se vertetes se hidhur shteti shqiptar ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Dhe kjo kryesisht per shkak te korruptimit te qeverise shqiptare qe nuk ka vullnet per te luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ndersa saboton me vepra projektin europian te Shqiperise Berisha ngjiret tribunave per Shqiperine europiane. Ai po perpiqet qe edhe aktin fisnik te Europes per te lejuar shqiptaret te levizin pa viza ta perdore per te maskuar neperkembjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Ky dhunues i palodhur i lirive dhe te drejtave te njeriut mburret me lirine e levizjes qe Europa nuk mund tua vononte me shqiptareve pikerisht per faj te politikaneve si Berisha qe e keqqeverisin vendin prej 20 vjetesh. Sepse si ne asnje vend tjeter ne Europe Shqiperia mbetet shteti ku njerezit vazhdojne te flaken nga postet publike per shkaqe politike flaken se nuk jane simpatizante apo militante te pushtetit berishist. Administrata publike ndryshe nga pervoja europiane eshte shnderruar ne nje miniere per te darovitur militantet e pushtetit. Ndonese ka ligje te mira qe mbrojne administraten publike dhe nepunesit e saj publike keto ligje nuk zbatohen por dhunohen nga vullneti politik i nje pushteti autoritarist qe e ka shnderruar ate nga publike ne nje administrate te partise ne pushtet. Prandaj dhe Europa na thote e shqetesuar se sherbimi publik eshte shume i politizuar ka mungese transparence ne emerime dhe shquhet nga nderrime te shpeshta te stafeve. Perse ky degradim i administrates Pergjigjja gjendet te korrupsioni dhe autoritarizmi i pushtetit qe po i gerryejne themelet e shtetit.

Diktatura komuniste u themelua mbi dhunimin e prones private mbi dhunimi e se drejtes se prones. Sot pas 20 vjetesh prona private e grabitur nuk u eshte kthyer ende te zoterve nderkohe qe pushtetare si Berisha dhe te aferm te tij politike e familjare jane bere me prona te medha. Prandaj nje nga arsyet qe Europa i tha Jo Shqiperise eshte mungesa e respektimit te se drejtes se prones dhunimi i te drejtave te njeriut edhe ne kete rrafsh qe ne fakt duhet te ishte themeli i shtetit te se drejtes. Por ne Jo-ne e Europes ka edhe nje te keqe tjeter alarmante. Me ne fund Europa ka pohuar troc se Parlamenti shqiptar nuk funksionon si nje institucion i pavarur. Dhe atje ku ndodh nje gje e tille nuk ka parlamentarizem real por e pakta tirani te shumices. Me kete deklarim Europa jep alarmin se kapja e shtetit nga qeveria nga Berisha ka arritur kufijte kritike. Tej ketyre kufijve gjendet diktatura. Jo-ja e madhe e Europes duhet ti beje shqiptaret te kuptojne me ne fund se shanset e Shqiperise si gjithe Europa jane ne nje rrezik serioz nga pushteti dhe kulti i nje lideri autoritarist qe ka per objektiv jo lirine por sundimin e shqiptareve. Edhe pse kerkon ta fshehe kete skenar te zi pas fishekzjarreve te levizjes se lire.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›