Punuam nje jete dhe asgje per te jetuar
Nje pjese te tyre i sheh duke shetitur te tjere duke folur me vete por ka edhe nga ata qe kane gjetur nje cep ku bie dielli dhe luajne domino. Ata jane pensioniste. Zgjohen dhe flene me te njejtat dilema per cdo dite. Te bisedosh me ta eshte si te gjesh prehjen qe nuk e gjen ne asnje cep tjeter te kryeqytetit.
Ata jane te bute te ndjeshem te sjellshem por mbi te gjitha per te te ardhur keq. Pjesa me e madhe e tyre ndajne te njejtat halle veshtiresi te panumerta ekonomike per te perballuar jetesen e perditshme. Kjo eshte sfida e tyre. Ata i gezohen vetem motit me diell qe duket se ua lehteson paksa dhimbjet sepse kane mundesi te dalin me shoket per te biseduar per shetitje apo per te luajtur lojen klasike qe mban emrin domino argetimi i tyre i vetem.
Ne syte e tyre dallon dhembshuri miresi por sidomos urrejtje per kete shtet qe sic shprehen edhe vete ata i ka lene ne meshiren e fatit. Pensionet e uleta krahasuar me cdo shtet tjeter qe ndodhet jashte kufijve te Shqiperise jane shkaku paresor i problemeve dhe shqetesimeve qe ndjen secili prej tyre.
Pensionin e kam 4 mije leke. Jetoj me bashkeshorten time ne nje shtepi qe ndodhet te Komuna e Parisit. Me kaq para sa me jep shteti e kam te pamundur te jetoj. Vetem kete muaj kam paguar 7 mije leke te reja per dritat dhe 3 mije leke per ujin e pijshem tha Hysen Aliaj pensionist.
Teksa me tregonte 72-vjecarit per pak sa i rrodhen lot ne faqe. E kishte te veshtire te pranonte qe mezi siguronte buken e perditshme pa permendur ilacet qe duhet te merrte per cdo muaj sepse vuante nga diabeti. Kur e pyeta nese kishte femije ma pohoi duke me thene se kishte shtate. Secili tashme ka krijuar familjen e tij dhe e kane te veshtire qe me ato pak rroga qe marrin te mundesojne edhe shpenzimet tona tregon i moshuari.
Bashke me te ishte edhe bashkeshortja Majre Aliaj. Gjate bisedes me Hysenin ajo tundte koken si forme pohimi per gjithcka thoshte bashkeshorti i saj.
Kam punuar nje jete te tere. Sot jam 65 vjece. Punova qe nje dite te mos u behesha lsquobarre femijeve te mi. Kjo eshte pjesa me e dhimbshme. Nese nuk do kisha punuar ndoshta sot do tu kerkoja ndihme femijeve qe i rrita me gjakun e trupit tim por une punova madje jam munduar shume si per ta ashtu edhe per vete prandaj edhe me vjen ke sepse fundja po kerkoj leket e mia ato qe me takojne nga ky shtet rrefen Majre pensioniste.
Shume prane tyre ne nje tjeter stol ne lulishten 1 Maji ishte nje cift te moshuarish qe po qendronin nen rrezet e ngrohta te diellit por me e cuditshmja ishte se nuk flisnin me njeri-tjetrin. Rrinin thjesht te ulur ndersa zoteria tundte koken ne menyre te vazhdueshme duke folur me vete.
U afrova dhe i pyeta nese mund te ulesha ne te njejtin stol me ta. Me priten me shume dashamiresi sikur te kisha shkuar me porosi. Dukeshin qe kishin nevoje te flisnin me dike per te nxjerre jashte te keqen qe u kishte mberthyer shpirtin.
Jam marre me art gjate gjithe jetes sime. Kam punuar me Ansamblin Popullor me Ansamblin e Ushtrise dhe me Estraden numer 1 te Tiranes per 40 vjet me radhe. Pensionin e kam 135 mije leke. Me thene te drejten kaq para nuk me dalin per asgje as per buke as per kafe dhe as per ilace tregon Zed Ahmedaja.
Ai pohon se do kishte dashur ta kishte pensionin te pakten 250-300 mije leke sepse 5 perqindeshi qe shtoi Kryeministri per xhepat e tyre sipas tij iken sapo te ulesh diku ne nje kafene.
Kjo eshte vetem nje pjese e panorames se zakonshme. Probleme te tilla gjen kudo.
Edhe pse eshte shkruar e folur shume per ta ata tregojne se ndihen te pafuqishem per te shpresuar se e gjitha kjo do te ndryshoje nje dite. Per ne kaq ishte. Punuam sakrifikuam dhe morem kete pergjigje. Tanime asgje nuk ka rendesi. Shendet e jete per brezat e rinj. Mos pacit kurre fatin tone shprehen te gjithe njezeri te perlotur e te derrmuar nga nje jete e jetuar mes dhimbjesh vuajtjesh dhe pa asnje lloj shperblimi.