Jam i detyruar të shkurtoj shpenzimet e familjes sime
Shqipëria është në një krizë ekonomike të qartë. Dhe këtu nuk po flas as për klasën e politikanëve dhe shkelësve të ligjit që blejnë mercedesa 150 mijë eurosh, dhe as për varfanjakët e këputur që ky vend i ka me shumicë.
Po flas për klasën e mesme të Shqipërisë, që bën një jetë pak a shumë normale. Kësaj klase i përkas edhe vetë. Po përballemi me çmime më të larta të ushqimeve dhe karburanteve dhe së fundmi dhe me dobësimin e tregut të punës.
Përgjigja ime për optimizmin histerik të Kryeministrit është kjo: Zotëri, shifrat e tua nuk më hyjnë fort në xhep. Ajo që po më ndodh, është që jam e detyruar të pakësoj shpenzimet. Një tregues për këtë, është rënia e shitjeve në të gjitha dyqanet, që nga veshjet, lodrat, ushqimet etj.