Lutem që zakoni i bukur i leximit të vazhdojë të ndezë imagjinatën
Koha sot ka sjellë një zhvillim të shpejtë modern dhe shumë të komplikuar. Jemi mësuar para pak kohësh të shkruajmë me penë ose me makinë shkrimi, sot çdo gjë bëhet shumë shpejt. Dikur kalonim ditë e net mbi një libër, sot shikojmë filma me një teknologji ku çdo gjë mbaron për një orë. Dhe në mendjen tonë fiksohet vetëm imagjinata figurative, ndërsa në libër fantazia krijohej në mënyrë të ndryshme, sipas fantazisë personale.
Do ishte fatkeqe për shoqëritë mendoj unë, nëse librat, romanet, poezia, gazetat nuk do kenë më vlerën e mëparshme. Televizori dhe kompjuteri mund të na kursejnë kohë, por na bëjnë njerëz më pak socialë, me më pak imagjinatë.