Vlorë, nis aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje (FOTO)
Ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Llogarasë.
Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë Himarë ndodhen në vendngjarje dhe po mbikëqyrin shembjen e ndërtimeve pa leje të nisura vetëm këtë muaj të fundit.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit në pikën e sheshpushimit të Llogarasë, ku po shembet një ndërtesë po kishte nisur nga ndërtimi pikërisht këto ditë.
Aksioni u paralajmërua nga kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që tha se këta 3 muaj një aksion i fuqishëm në gjithë bregdetin nuk do të lejojë asnjë ndërtesë pa leje të ndërtuar këto javët e fundit.

