E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti: Policia është e përfshirë në vrasjet e Tropojës

DRITAN-DAJTI-14_17I akuzuari për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti, është kthyer në një akuzues. Meqë seancat kundër tij nuk po zhvillohen për shkak se mungon një avokat mbrojtës për Dajtin, ky i fundit ka zgjedhur të hedhë akuza.

Kështu, në seancën e radhës, ai ka akuzuar njeriun që drejtoi operacionin për kapjen e tij, Arjan Muça, se është i përfshirë në vrasjen e dy oficerëve të policisë në Tropojë.

Madje Dajti iu drejtua edhe gjykatësit Idriz Mulkurti.

Nuk kam harruar për vrasjen e dy policëve, ku ju keni gjyqtar në Tropojë dhe është i përfshirë Arjan Muça, tha Dajti.

Sërish Dajti akuzoi oficerin F.G se ka vrarë kolegun e tij, Saimir Duçkallari pas shpine ditën e 7 gushtit 2009.

Në trupin e tij ka tre plagë armë zjarri dhe drejtimi i qitjes është i kundërt. Në shpinën e Saimir Duçkallarit vrima e plagës është 8 mm dhe sipas të gjitha akteve e vetmja armë që shkakton vrimë të tillë është kallashi i sekuestruar i F.G, tha Dajti./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›