Pallati i Lul Bashës në Vlorë, në shënjestrën e fadromës socialiste
Ka pasur një shqetësim të gjerë në rrjetet sociale nëse fshesa e socialistëve për ndërtimet pa leje do të kapë edhe pallatin monstruoz që ka ngritur në det vjehrri i kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.
Por siç raporton e përditshmja Shqiptarja.com, duket se në shënjestër të fadromës socialiste do jetë edhe pallati i Bashës.
Pallati ka një leje të miratuar nga Bashkia e Vlorës, por do të shihen të gjitha procedurat, për të parë nëse ka shkelje apo mangësi.
Pallati ka qenë në qendër jo vetëm të medias, që kur Tema denoncoi këtë skandal, por edhe në vëmendje të ambientalistëve, që kanë protestuar disa herë./ep