Ndodh edhe kështu/ Gjyqtarët britanikë: Nuk e ekstradojmë të kërkuarin për vrasje, gjyqësori në Shqipëri është i kalbur

Fatjon Kapri
Fatjon Kapri i ka shpëtuar ekstradimit në Shqipëri falë faktit se gjyqësori tek ne ka një nam të keq.
I arrestuari ndodhet në Britaninë e Madhe, ku Gjykata Supreme ka hedhur poshtë një vendim për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e një personi në Elbasan në vitin 2002.
Por edhe pse është dënuar për vrasjen e Ylli Pepës, gjykatësit britanikë nuk kanë lejuar ekstradimin e tij, të bindur se gjyqësori në Shqipëri është i kalbur nga korrupsioni.
Paneli me pesë gjyqtarë e ka marrë vendimin pasi ka shqyrtuar një numër raportesh në lidhje me gjyqësorin shqiptar, mes tyre raportet e Komisionit Europian dhe Departamentit të Shtetit.
Është për të ardhur keq që pavarësisht se në të drejtën ndërkombëtare parashikohet se gjithkush ka të drejtën për një gjyq të ndershëm dhe të drejtë, sërish ka shtete ku gjyqësori si i tërë është i infektuar nga korrupsioni, tha zëvendëspresidenti i Gjykatës Supreme.
Këtu përfshihen ryshfete të thjeshta për gjyqtarët ose zyrtarët e gjykatës, por edhe ndërhyrje për arsye politike në gjyqësor. Dënimet e pandershme bëjnë që sistemi thjesht të ecë përpara dhe çmimet të qëndrojnë të larta, shtoi ai./ep