E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohet me ish-bashkëshorten e Van der Vaart

Ibrahimovic shoqërohet me ish-bashkëshorten e Rafael Van der Vaart, ish-shok skuadre kur të dy luanin bashkë në kampionatin holandez duke mbrojtur ngjyrat e Ajaksit. .

Sipas të përditëshmes holandeze, “De Telegraf”, suedezi dhe bukuroshja shoqërohen prej kohësh bashkë. Gazeta thotë se Ibra dhe Mais takohen në një shtëpi “sekrete” në Paris.

Mes tyre, shkruan “De Telegraf”, simpatia ka lindur që nga koha e Ajaksit, para se Sylvia Mais të martohej me Van der Vaart. Dy futbollistët nuk janë nga ata që kanë patur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin në atë periudhë, por shkaku nuk u mësua kurrë.

Sylvia u nda nga futbollisti holandez që luan për Hamburgun, pak muaj më parë dhe vetë Van der Vaart deklaroi pak ditë më parë për një revistë gjermane se kishte nisur një lidhje me Sabian, mikeshën e ish-bashkëshortes së tij.

Ibrahimovic,nga ana tjetër mbetet i lidhur me Helena Seger, bukuroshen suedeze me të cilën ka dy fëmijë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›