"Ratifikimi i MSA me BE, arritje por ka shume detyra"

Diplomati i njohur Bashkim Zeneli i beri dje thirrje politikes, te kete kujdes ne realizimin e detyrimeve qe ka ne kuader te procesit te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Zeneli komentoi mbylljen e procesit te miratimit te MSA-se, Shqiperi-BE, nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, se fundmi nga Greqi. Sipas tij, kjo eshte nje arritje e madhe por qe e ve Shqiperine para detyrave madhore. Zeneli sugjeroi, qe para se Shqiperia te aplikoje per statusin e vendit kandidat ne BE, duhet te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme. Diplomati komenton dhe procesin e liberalizimit te vizave.
Zoti Zeneli, vetem dy dite me pare, Parlamenti grek miratoi marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te Shqiperise me BE. Si e vleresoni nje vendim te tille, duke qene se eshte dhe vendi i fundit i BE-se qe e miratoi?
Miratimi i MSA-se nga Parlamenti Grek, eshte ngjarje e shenuar. E shenuar sepse Greqia ishte vendi i fundit qe mbylli kete proces. Por nuk ka rendesi ne ishte Greqia apo jo, nje vend i fundit. Rendesi ka, se me ne fund u mbyll si proces, pra marreveshja mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, u miratua nga te gjitha vendet anetare te BE-se. Kjo eshte nje arritje e madhe per vendin tone dhe per te gjithe shqiptaret. Lindja e nje te drejte qe na hapet, per te kerkuar statusin e vendit kandidat per BE. Por kjo eshte vetem njera ane. Pavaresisht kesaj arritjeje, pra ratifikimin e MSA nga te gjitha vendet e BE, nuk do te thote se ky proces u mbyll. Rruga per ne BE eshte e gjate, ka kerkesa, standarde e detyrime qe rrjedhin per nje vend kandidat ne BE. Krahas arritjeve te Shqiperise ne disa drejtime, nga nderkombetaret ka ende kritika dhe rezerva ne aspektin politik, shoqeror dhe ekonomik. Pra, nga ana tjeter, eshte nje thirrje, nje detyrim dhe obligim per qeverine dhe forcat e tjera politike parlamentare, per te ecur me permbushjen e ketyre detyrimeve qe kemi. U mbyll nje kapitull i njohjes nga vendet e BE, por dalin detyra me te medha, per te hyre ne BE. Ka kerkesa e standarde qe duhen njohur. Une mendoj, se krahas gezimit per kete arritje, nuk ka vend per vete kenaqesi, per te thene se cdo gje ecen mire. Vete nenshkrimi i marreveshjes, ratifikimi nga BE, eshte arritje per Shqiperine, nje vleresim, nje meter evropianist ne raport me Shqiperine, por nuk eshte i fundit. Tani nis detyra me e veshtire ne plotesimin e te gjitha kerkesave qe ka vendi, per t'u perfshire ne familjen e civilizuar evropiane.
Mendoni se ka nje lidhje mes miratimit nga Parlamenti Grek i MSA-se, Shqiperi-BE me vendimin e qeverise per ngritjen e varrezave per ushtaret greke, duke qene se te dy vendimet u moren ne nje dite?
Nuk dua te spekuloj por nuk e konsideroj si kusht, dhe nga pervoja qe kam si ambasador ne Greqi, nuk na eshte thene qe do jete kusht. Tjeter pune jane spekulimet. Kerkesa per varrezat eshte e hershme dhe daton qe ne vitin 2005. U nenshkrua marreveshja, u vendos nga qeveria, dhenia e vendeve per memorialet e ushtareve te rene ne lufte kunder fashizmit italian ne territorin shqiptar. Kjo mendoj se eshte nje veprim i duhur. Nuk e konsideroj si kusht, qe nese nuk do ishte bere kjo, nuk do ishte rafitikuar marreveshja. Kam bindjen, duke njohur marredheniet dy paleshe dhe qendrimin e qeverise greke, qe pavaresisht nga problemet e incidentet, apo zhvillimet ne momente te caktuara, se dhe qeveria greke eshte e interesuara qe Shqiperia te jete vend i Bashkimit Evropian. Greqia eshte e interesuar te kete nje vend mik anetar ne BE, sepse do flitet me nje gjuhe tjeter, kornize tjeter. Vonesat ne miratim te MSA-se, mund te kene qene dhe teknike, eshte deklaruar dhe nga zyrtare te larte grek, por rendesi ka qe kaloi dhe per ne lindin vetem detyra tani dhe ne marredheniet dy paleshe.
Cilat mendoni se jane kushtet apo detyrimet qe duhet te plotesohen, ne menyre qe te aplikojme per statusin e vendit kandidat?
Detyrat jane shume komplekse dhe te te gjitha fushave. Duhen plotesuar hap pas hapi, me korrektese, partneritet, seriozitet dhe sa me pak demagogji. Detyra qe kane te bejne me nje konceptin e shtetit ligjor, veprimtarise se tij dhe veprimtarise se organeve te pavarura. Te raporteve politike ne vend. Nuk eshte fjala ketu nese, asfaltuam disa metra rruge me shume apo me pak, se nuk i prish pune Shqiperise kjo. Ketu behet fjale per parametra ne teresi. Per te qene nje vend qe e meriton kerkesen per te marre statusin e vendin kandidat, ka nje teresi detyrimesh qe jane te cdo fushe. Jane te qarta, te parashtruara para qeverise dhe plotesimi me korrektese i tyre, do te krijoje bindjen tek partneret nderkombetare se Shqiperia po ecen ne kete rruge.
Me ratifikimin dhe nga Parlamenti Grek i MSA-se Shqiperi-Be, mund te flitet se pritet nje liberalizim i vizave?
Ky eshte nje proces qe ka nisur me kohe. Kerkesat e Komisionit Evropian kane qene te qarta per Shqiperine dhe un nuk mund te parashikoj data se kur mbaron. Se pari duhet kuptuar se procesi i liberalizimit te vizave eshte shume i rendesishem per shqiptaret por nuk eshte levizje e lire, pra pa viza. Te pakten sot per sot. Po te kemi parasysh pervojen e vendeve te fundit qe u bene pjese e Bashkimit Evropian, si Bullgaria dhe Rumania deri ne momentet e fundit kane pasur proces liberalizimi te vizave, por jo heqjes se vizave per ne BE. Ne natyrisht, duke qene tashme nje vend ku marreveshja e Stabilizim-Asociimit u ratifikua, jemi me prane kesaj, se kemi mbyllur nje proces. Pra na kane njohur zhvillimin, te gjitha vendet e BE-se. Nga ana tjeter, kjo nuk do te thote se, qe neser shqiptaret do te levizin lirisht. Une mendoj se ne kete drejtim duhet te jemi me me kembe ne toke, ne menyre qe ky proces te mos perdoret per fushate elektorale. Pra se ishim ne qe liberalizuam vizat. Kjo sepse eshte nje proces kompleks, por nga ana tjeter nuk duhet edhe demagogji ne kete drejtim. Ka kerkesa strikte, procedurale, parimore qe duhen plotesuar. Ndaj them se nuk mund te flasim per afate te percaktuara ne menyre strikte. Cdo gje me nenshkrimin e kesaj marreveshje, eshte nje hap para. Por kjo nuk do te thote, se Greqia e mbylli ciklin e vendeve te BE, me njohjen tani ne automatikisht do kemi vetem dite me diell dhe cdo gje zgjidhet. Kerkesat jane te shumta dhe per liberalizimin e vizave, por detyrat na jane thene shume qarte nga partneret nderkombetare. Nuk jane ceshtjet teknike ato qe kerkohen, si fakti qe ne pas dy muajsh apo pese muajsh plotesojme shtetasit shqiptare me karta identiteti, automatikisht shtetasit do te levizin lirshem. Eshte nje hap para qe do merret ne konsiderate nga BE, por jo se do liberalizohen vizat. Po keshtu ka mjaft detyra ne kontrollin e kufirit. Detyra qe jane theksuar si verejtje e rezerva, ndaj strukturave perkatese ligjore, per te mos lejuar kalimin ilegal, per te forcuar kufirin dhe ne ndjekim cdo dite lajme, e kronika qe u kthyen aq e kaq. Pra e ne kete drejtim ky proces, eshte qe do te vazhdoje dhe vetem kur bindja te jete se ne meritojme liberalizimin,do te na jepet drita jeshile.
Kur mund te flitet per hapjen e procedurave per te aplikuar si vend kandidat per ne BE te Shqiperise?
Mendoj se rruga eshte e hapur, por ne duhet te jemi me kembe ne toke, qe qeveria, Parlamenti apo forcat politike parlamentare, mund te mendojne qe neser, qe sapo u ratifikua marreveshja, hajde bejme kerkesen. Kerkesa mund te behet, por duhet bere me kembe ne toke, te krijojme bindjen nje here, nese ka ardhur momenti per ta bere apo jo, ne masen qe duhet. Duhet te shihet me kujdes nese kemi arritur apo jo parametrat, si duhet. Kemi plotesuar apo jo standardet qe na jane kerkuar ne masen qe duhet, se jo cdo gje merr fund me paraqitjen e kerkeses. Keshtu qe une nuk mund te parashikoj afate, por mendoj se nje kerkese e tille, kurdo qe te behet nuk do konsiderohet e drejte, para perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Sepse eshte thene nga partneret nderkombetare qe zgjedhjet jane nje tregues i rendesishem i standardeve demokratike. Une mendoj se pas zgjedhjeve ne duhet te japim mesazhin qe kemi plotesuar dhe nje parameter shume te rendesishem demokratik, qe jane zgjedhjet demokratike, duke krijuar bindjen tek aleatet dhe partneret tane nderkombetare, atehere lind e drejta. Ketu nuk ka ceshtje strikte afatesh, se kur u be marreveshja u ratifikua, ne qe neser bejme kerkesen. Ajo mund te behet, por rendesi ka te krijojme bindjen se ne e bejme dhe vendet anetare e vleresojne.