E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jamarber Malltezi reagon pas deklaratave te PS-se

Pas përmendjes së emrit të tij në deklaratën e Partisë Socialiste, ka reaguar bashkëshorti i vajzës së kryeministrit Jamarbër Malltezi, njëkohësisht një prej autorëve të raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit Rregullues të Tiranës. Në deklaratën e tij për mediat, Malltezi thotë se Artan Lame ka mundur të shprehë mendimin e tij për Planin rregullues të Tiranës. Duke iu referuar Artan Lames, Malltezi thotë se ish-zv.ministra dhe ish zv.kryetarë bashkie që qahen se nuk janë pyetur mund të shohin në librin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Aty kanë pasur mundësi të shprehin, cfarë kanë pasur dëshirë dhe ju është marrë parasysh. Z. Lame dhe përfaqesues vendorë të PS kanë folur jo një e dy, por 5-6 hereë në disa mbledhje rresht- thuhet në deklaraten e Jamarbër Malltezit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›