Ushtaraket e Gerdecit kerkojne te mos arrestohen

Edhe pse në kërkim nga policia, katër ish-ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kërkojnë përsëri nga gjykata të mos arrestohen. Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Fatbardh Kuçi dhe Ndue Marku, i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar shtyrjen e afatit të ekzekutimit të vendimit deri sa Gjykata e Lartë të marr në shqyrtim ankimin e tyre. Këta të pandehur, kanë qenë pjesë e grupeve të punës që kategorizonin për demontim municionet dhe predhat që dërgoheshin për demontim në Gërdec. Ndërkaq, 24 orë pas vendimit të Apelit, të pandehurit kryesor Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli dhe Ylli Pianri janë dorëzuar në polici për të vuajtur dënimin e mbetur.