E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana tjeter e Bob Dylanit

Dyzet piktura te reja te kengetarit e tekstshkruesit amerikan Bob Dylan do te ekspozohen gjate kesaj fundjave ne Danimarke por vizitoret e muzeut nuk do ta kene te lehte qe ne keto piktura te gjejne refrene kengesh.Ekspozita do te hapet ne diten e katert te shtatorit ne Galerine Kombetare te Kopenhages. Veprat paraqesin skena nga perditshmeria e muzikantit me nam ne Brazil. Pikturat e punuara nga njeriu i cili me kenget e vitit 1960 ndihmoi te definohej nje periudhe dhe vazhdoi te incizonte kenge e te realizoje turne neper gjithe boten - jane ne akrilik.

The Brazil Series perfaqeson nje kapitull te ri te pikturimit ne veprimtarine krijuese te 69-vjecarit Dylan i cili me vite te tera ka ekspozuar pikturat dhe vizatimet e tij ne vende te ndryshme si Gjermani Angli etj.Nderrimet artistike nuk jane gjithmone te suksesshme por Bob Dylan eshte - ka thene drejtori i muzeut Karsten Ohrt. Kjo eshte nje ane tjeter e Bob Dylanit por megjithate eshte shume Bob Dylan - ka shtuar ai.Duke e quajtur Dylanin artist i shquar vizual Ohrt e ka cilesuar si absurde pyetjen nese muzeu do trsquoi ekspozonte pikturat sikur te ishin bere nga dikush tjeter dhe jo nga kengetari i njohur.Por kuratori Kasper Monrad u ka thene gazetareve se nuk ka dyshime se ekspozita eshte hapur per shkak se eshte e Bob Dylanit. Ai eshte ndoshta nje nga kengetaret dhe tekstshkruesit me te mire te shekullit XX i cili eshte bllokuar ne nje projekt te ri - ka thene Monrad. Kenget nuk jane ilustrime per kenget - ka shtuar ai.Sipas Monradit ne bisedimet qe ka pasur me galerine Dylan ka thene se nese do te mund ta shprehte me kenge ate qe e ka shprehur ne pikture do ta shkruante nje kenge.Pikturat jane realizuar ne studion e Dylanit ne nje periudhe prej 15 muajsh nga marsi i vitit 2009. Ato jane te bazuara ne skica qe i ka bere kengetari ne kohen kur ka vizituar shpesh Brazilin.Ohrt ka thene se pikturat e Dylanit kane skena urbane dhe rurale te Brazilit.Dylan nuk do te marre pjese ne hapjen e ekspozites dhe nuk ka ndonje plan qe te vije ne Kopenhagen - ka thene Monrad.Por Ohrt ka thene se eshte i sigurt se Dylan do te kthehet per disa dite per te pare ekspoziten e tij ne Kopenhagen ndoshta ne ndonje date te palajmeruar apo ne ndonje dite kur galeria eshte e mbyllur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›