Nje shqiptare, shoqeruesja e Miss Karolines
Origjina e saj eshte nga Shkodra, por jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Quhet Brittany Pjetraj dhe ne moshen 18-vjecare eshte shpallur shoqeruesja e e pare e Miss Karolines se Jugut, pasi ishte zgjedhur disa muaj me pare "Miss Adoleshenca", ne po kete shtet. Studentja e Universitetit te Karolines se Jugut eshte e bija e nje Lejtnant Koloneli, Valter Pjetraj dhe e bashkeshortes se tij Suzanes. Ajo dashuron fotografine, i pelqen noti dhe vlereson besimin, familjen dhe miqte. Brittany eshte shume e dhene pas aktiviteteve vullnetare dhe eshte aktive si ne shkolle ashtu edhe ne komunitet. Ajo eshte "Ambasadorja e Vullnetareve" per zonen e saj dhe merr pjese ne shume programe per te rinjte. Brittany aktualisht po ndjek karrieren ne fushen mjekesore dhe ka mundesine te fokusohet ne dy drejtime, si nderhyrjet ortopedike ashtu dhe dermatologjia. Si "Miss Adoleshenca", ajo synon te frymezoje shume bashkemoshatare te saj per t'u impenjuar ne sherbimet e komunitetit.