Janar 2008, nje regjister kredish per bankat
Duke filluar qe nga 1 janari i vitit 2008, do te nise nga puna regjistri i kredive, si nje institucion brenda Bankes se Shqiperise qe do te sherbeje si nje "liber" te dhenash per kredimarresit ne te gjitha bankat e nivelit te dyte. Lajmi u be i ditur dje nga Banka e Shqiperise, e cila me ngritjen e kesaj strukture pervecse do te ndikoje ne forcimin e sistemit bankar dhe parandalimin e kredive te pakthyeshme ploteson nje nder kushtet themelore qe Banka ka ne marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar. Burimet brenda autoritetit qendror bankar sqaruan dje se, kjo agjenci e mbeshtet punen e saj ne te dhenat e grumbulluara prej bankave, te cilat me pas analizohen dhe vendosen ne bazen e te dhenave te byrose. Byroja e Kredise synon te siguroje nje shqyrtim me te plote, me te sakte dhe me dinamik te rrezikut per kredite e bankave te vecanta, si dhe per sistemin ne pergjithesi. Detyrimet e kredive, historia, ekspozimi ndaj industrive te ndryshme dhe nivelet e miratuara te interesit qe klientet kane ne bankat e tyre, te gjitha keto do te regjistrohen, ne nje institucion unik. Ekspertet ne Banken e Shqiperise shpjegojne se me pas te dhenat do te perdoren per identifikimin e rreziqeve te mundshem per transfertat e kredive mes bankave dhe per kontroll me te mire te drejtperdrejte. Gjithashtu Byroja do te sigurojne nje baze per permiresimin e kontrollit te cilesise se tregut dhe rrezikut operativ te bankave, faturimeve dhe regjistrimin e nivelit mesatar te interesit. Te dhenat statistikore dhe analizat qe ofron Byroja e Kredise do te jene nje tregues i dobishem i prirjeve ne industrine e kredive. Nje perfitim tjeter i Byrose se Kredise eshte nje miratim me i shpejte i huave per klientet e mundshem. Perdoruesit e mundshem do te marrin hua me lehtesisht, per shkak te procesit te shkurtuar qe do te sigurohet prej byrose dhe klientet me nje histori te mire kredie do te marrin nivele me te mira interesi. Per me teper, Byroja e Kredise do te permiresoje klimen e investimeve dhe do te dergoje sinjale pozitive per investitoret e mundshem, shpjegojne specialistet ne Banken Qendrore. Fakti se nje vend mban regjistra te pasurive dhe detyrimeve eshte nje prej shenjave kryesore ne lidhje me nivelin e sigurise se ekonomise kombetare te tij. Futja e ketij instrumenti te shumepritur per shkembimin e informacionit do te nxise krijimin e nje kulture te kredise dhe do te nxise klimen e pergjithshme te investimeve ne vendin tone.
B.H.