Kriza, KESH importon 136% me shume energji
Korporata Enetroenergjetike Shqiptare ka rritur importin e energjise ne vitin 2007 me 136 per qind, ne krahasim me 2006-en. Sipas bilancit te energjise per vitin e kaluar, rezulton se 2007-a ka qene viti me i veshtire per sa i perket financave te KESH-it. Keshtu, sipas INSTAT-it, prodhimi vendas i energjise ka rene me rreth 50 per qind, cka ka ndikuar automatikisht ne rritjen e theksuar te importit. Sasia e importuar (perfshire kembimet), arriti vleren 2,934 GWh nga 1,242 GWh qe ishte ne vitin 2006.
Ajo perben 49.9 per qind te sasise se burimeve gjithsej ne vitin 2007 nga 18.3 per qind ne vitin 2006. Nderkohe, nga ana tjeter sasia e energjise se importuar ka rene me 83.3 per qind krahasuar me vitin e meparshem. Gjithashtu, raporti ve ne dukje se viti qe sapo lame pas ka qene edhe me i keqi per sa i perket situates hidrike, cka u perkthye ne krize te thelle energjetike. Pikerisht per kete arsye ne treguesit e KESH raporti prodhim-import kane peshe krejtesisht te ndryshme ne krahasim me vitet e kaluara. Nderkohe, treguesit jane permiresuar ne fillim te 2008, ku prodhimi i energjise eshte dyfish me i larte se energjia e siguruar nga importi. Por, me gjithe treguesit me te mire hidrik te ketij viti, shpenzimet e importit vazhdojne te jene teper te larta, kjo, sipas KESH, eshte per faktin e rritjes se cmimit te energjise elektrike ne tregun nderkombetar.
Humbjet
Ndryshe nga te gjitha vitet paraardhese, Korporata ka arritur qe te ule humbjet e energjise elektrike. Ashtu sic eshte bere e njohur edhe me pare, humbjet e energjise ne rrjet gjate vitit 2007 jane ulur me rreth 16 per qind ne krahasim me vitin paraardhes. Megjithekete permiresim, serish humbjet e energjise elektrike vazhdojne te mbeten ne nivele te larta, ndonese kane shenuar nje renie ne masen 5 per qind, ne krahasim me vitin 2006. Nga ana e tjeter, KESH-i ka arritur qe te rrise arketimet e energjise elektrike ne masen 89,5 per qind per vitin e kaluar. Kjo ka ardhur, pasi KESH-i ka arritur qe te rregulloje menyren e faturimit te konsumatoret familjare, cka do te thote se Korporata ka rritur kontrollet ndaj konsumatoreve, qe abuzonin me energjine elektrike, gje qe ka cuar ne rritjen e arketimeve ne eliminimin e faturave te fryra dhe abuzimeve me faturimet.
2.2%
Eshte ulur konsumi i energjise elektrike nga konsumatoret familjare. Megjithese KESH deklaroi se kjo kategori ka shenuar rritje rezulton krejt e kunderta. Nderkohe pritet qe kjo sasi te ulet edhe me tej me rritjen e cmimeve.
1.9%
Eshte rritur konsumi i energjise elektrike nga konsumatoret jo familjare. Kjo do te thote se biznesi ka shtruar perdorimin e ketij produkti dhe ka ndjere me shume krizen energjetike qe perfshiu vendin gjate vitit qe sapo lame pas.
136%
Eshte rritur sasia e energjise qe ka importuar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjate vitit 2007. Mungesa e theksuar e reshjeve ka kthyer vemendjen vetem nga energjia qe vjen nga jashte, cka ka renduar buxhetin e KESH-it