Bankat, rrezik me kredine ne valute
Blerina Hoxha
Per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive, bankat e nivelit te dyte duhet te japin huan ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Nese nje interesuar per te blere shtepi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marre po ne kete monedhe. Ky eshte lajmerimi qe ka bere dje Banka e Shqiperise ndaj bankave te nivelit te dyte ne deklaraten e "Stabilitetit Financiar". Ky dokument publikohet dy here ne vit nga Banka e Shqiperise dhe ne nje fare menyre lajmeron publikun per rreziqet qe kanosin sistemin financiar dhe ate bankat ne vecanti.
Shqetesimi i Bankes per monedhen ne te cilen kreditohet, vjen pas disa zhvillimeve ne ekonomine boterore, sidomos ne ate amerikane. Shume kliente shqiptare, qe moren kredi ne vitin 2002 zgjodhen dollarin per shkak se, interesi i baze i valutes ne fjale ishte shume i ulet. Keshtu interesi mujor per kredine ne dollare sipas zhvillimeve ekonomike te 2002 i favorizonte mjaft klientet, te cilet do te paguanin me shume nese do te ishin kredituar ne leke ose ne euro. Mirepo, gjate tre vitet te fundit interesi baze i dollarit eshte rritur dukshem, duke ndikuar automatikisht ne rritjen e interesave te atyre qe zgjodhen valuten e gjelber per te marre hua. Ne tregun amerikan keto levizje kane krijuar probleme ne tregjet financiare, duke rrezikuar falimentimin e shume institucioneve kredidhenese. Ekspertet vleresojne se kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat.
Banka e Shqiperise ne deklaraten e stabilitetit financiar rekomandon se nevojitet nje mekanizem per te vendosur ne nje nivel me te drejte treguesin rrezik/fitim qe merr persiper sektori bankar gjate kreditimit te shpejte, pra per te shperndare me mire ne kohe rrezikun e moskthimit te kredise dhe per te zgjeruar mbrojtjen e nevojshme financiare per sektorin bankar. Per kete qellim, Banka e Shqiperise do te vendose se afermi ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat do synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Per te menjanuar rreziqet ne sistemin financiar Banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj ne kete drejtim, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila do te fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar. Sistemi financiar nuk ka ndonje ceshtje te vecante qe e shqeteson tani per tani, ndersa, aktualisht problem eshte rritja e kreditimit, e cili po vijon me ritme me te shpejta sesa bankat kane mundesi ta perballojne, eshte shprehur Fondi Monetar Nderkombetar ne nje vleresim qe i ka bere sistemit financiar te vendit tone vitin qe shkoi.
Janar-qershor, fitimi i sistemit bankar 50 milione USD
Fitimi ne sistemin bankar gjate gjysmes se pare te vitit arriti ne 50 milione USD. Shifra eshte me e larte se e njejtes periudhe te nje viti me pare. Gjate gjashtemujorit te pare te vitit, kredia eshte rritur ne terma vjetore me rreth 52 per qind, nje norme rritjeje me e ulet, por e krahasueshme me rritjen vjetore gjate vitit 2006, njofton autoriteti qendror bankar. Cilesia e portofolit te kredise, e perfaqesuar nga raporti i "kredise me probleme, bruto" me "totalin e kredise", mbetet e kenaqshme ne nivelin 3.1 per qind. Ne fund te muajit qershor 2007, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit per te gjithe sektorin bankar zbriti ne 16.4 per qind, nga 18.1 per qind qe ishte ne fund te vitit 2006. Krahasuar me te njejten periudhe, kapitali aksioner i sektorit bankar eshte rritur me rreth 5.3 miliarde leke, duke u ngjitur ne fund te muajit qershor 2007 ne nivelin 47.4 miliarde leke. Megjithate, ritmi i rritjes se kapitalit aksioner dhe i kapitalit rregullator, ka qene me i ulet se ritmi i rritjes se aktiveve te sektorit bankar qe perfshihen ne llogaritjen e treguesit te mjaftueshmerise se kapitalit, ben te ditur Banka e Shqiperise. Ndikimin kryesor ne rritjen e ketyre aktiveve, e ka dhene zgjerimi.