E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i varreve, kapet 26-vjecari

Korce - Nje 26-vjecar, nga qyteti i Korces, eshte arrestuar dje si i dyshuari kryesor per dhunimin e varrezave publike te fshatit Mborje. Policia tha se ka vene ne pranga Bardhi Mehmeti, i cili eshte kapur ne flagrance nga nje punonjes i mirembajtjes se varrezave te fshatit. Te njejtat burime shtuan se te arrestuarit i jane gjetur ne nje cante korniza bronzi, te shkulura nga pllakat e varreve. Sipas hetuesve, Mehmeti ka vepruar se bashku me nje person tjeter, i cili ende nuk eshte identifikuar nga policia, ndersa dyshohet se ata jane pjese e nje rrjeti te organizuar.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›