E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 30 mije euro, dyshohen te afermit

Fier - Nje banese ne lagjen “1 Maji” te qytetit te Fierit, eshte vene ne “shenjester” te hajduteve, te cilet kane vjedhur plot 30 mije euro. Eqerem Caushaj, 71 vjec, ka treguar per policine se ngjarja ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa ne shtepi nuk kishte asnje prej familjareve. Burime nga grupi hetimor, qe keqyri vendin e ngjarjes, thane se ne banese nuk jane konstatuar shenja thyerje, cka ben qe dyshimet te perqendrohen ne persona te rrethit familjar apo shoqeror. “Nga marrja ne pyetje e familjareve, nuk ka dale ndonje e dhene e vlefshme per hetimet”, pohoi policia.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›