Jane perfshire nga flaket disa zona mali ne fshatin Rakicke ne Devoll
Janë përfshirë nga flakët disa zona mali në fshatin Rakickë në rrethin e Devollit.
Zjarri ka rënë rreth mesditës dhe janë djegur më shumë se 1 hektar shkurre dhe kullota, ndërkohë që në vendngjarje kane mbërritur forca të shumta policie, banorë të zonës dhe efektivë të pyjores, të cilët po punojnë me mjete rrethanore për lokalizimin e flakëve, kjo pasi mjetet e zjarrfikësve nuk mund te depërtojnë për shkak të terrenit të vështirë.
Burime nga zyra e emergjencës në prefekturën e qarkut juglindor kanë bërë me dije se zjarri nuk rrezikon banesat, gjithashtu janë ngritur edhe prita dheu në mënyrë që zjarri të mos prekë kurorën e gjelbër.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së këtij zjarri.