E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush ishte ish-punonjesi i policise Sabit Caka qe u vra gjate detyres

Inspektor Sabit Xhevahir Caka, i datëlindjes 09.01.1960, lindur në Borovë-Dibër dhe banues ne Peqin, kishte filluar punë në strukturat e policisë me datë 16.09.1994, babai i katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali.

Gjatë karrierës policore të tij, ka kryer detyra te ndryshme si trup shërbimi, teknik armatimi, kujdestar magazinier, përgjegjës informacioni, ndihmës specialist SPZ dhe së fundmi kryente detyrën oficer i patrullës së përgjithshme, trup shërbimi në Seksionin për rendin dhe sigurinë publike, në Komisariatin e policisë Peqin, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan.

Në periudhën 17-vjecare te punës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, është dalluar për disiplinë, përkushtim dhe gadishmëri në kryerjen e detyrave.

Është vlerësuar vazhdimisht nga eprorët, kolegët dhe komuniteti për rezultatet konkrete, efikasitetin në punë dhe sidomos për iniciativën për të vepruar dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve dhe situatave gjatë përiudhës kur ka punuar në detyrë.

Shquhej për korrektësi, etikë profesionale dhe paraqitje dinjitoze në detyrë e publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›