E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janet Jackson del nga spitali

Del nga spitali pak orë pas shtrimit, artistja e njohur, Janet Jackson.

Të hënën në mbrëmje këngëtarja 42-vjecare u ndje keq papritur gjatë provave të "Rock ëitchu Tour", turi i parë i saj prej 7 vjetësh.

Menjëherë ajo u transportua me urgjencë në spitalin al Royal Victoria Hospital i Montreal, ne Kanada.

Pasi u mbajt për disa orë nën vëzhgim nga mjekët, Jackson u lejua të largohej pasi gjendja e saj shëndetësore është e mire.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›