Lohan i dedikon të fejuarës albumin e ri

Lindsay Lohan duket se është shumë e dashuruar me të fejuarën e saj, Samantha Ronson.
Pasi i ka blerë shtëpinë, aktorja ka vendosur që t'i dedikojë pikërisht të fejuarës albumin e saj të ri.
Lajmin e bëri të ditur tabloidi britanik "The Sun". CD titullohet 'Spirit in the dark'.
Vendimi i Lohan, ka shkaktuar mosmarrëveshje me shtëpinë diskografike, së cilës iu desh që të ribënte kopertinën e albumit për herë të 11-të vetëm prej kapriciove të bukuroshes Lindsay.