Janinë, 4 shqiptarë marrin peng bagëtitë e çobanin, hapin zjarr ndaj policisë
PERMET-Katër shtetas shqiptarë nën kërcënimin e armëve kanë grabitën një bari në një fshat të Janines.
Ngjarja është shënuar ditën e djeshme ne Janine, ndërsa 55-vjeçari Stavro Gramozi po shkonte në shtëpi me kopenë e bagëtive, rreth 400 krerë dhi. 4 shqiptarët nën kërcënimin e armëve i kanë marrë rreth 170 kokë bagëti si dhe kanë marrë peng edhe çobanin shtetasin Stavro Gramozi deri në kufirin jeshil tek ‘Tre Urat’, Çarshovë Përmet, duke i thyer edhe celularin që të mos njoftonte policinë dhe më pas në kufi e kanë lëshuar. Më pas bariu ka njoftuar policinë, e cila ka nisur krehjen e zonës ku rreth mesnatës mbi fshatin Biovizhdë të Komunës Çarshovë të rrethit Përmet janë konstatuar katër shtetasit e armatosur si dhe kopeja me dhi. Polica kufitare e Tre Urave u ka bërë thirrje të hedhin armët, por shtetasit e armatosur kanë hapur zjarr dhe janë tërhequr përsëri në thellësi të kufirit jeshil grek duke e braktisur kopenë me dhi.
Ndërkohë operacioni për kapjen e tyre vijon.
(d.b/News24/BalkanWeb)