E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët për komunën Dardhas, Korçë, PD përballë LSI

KORCE-Zbardhen emrat e kandidatëve për komunën Dardhas në Korcë. Në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në Komunën Dardhas në Korçë, kandidojnë Getjan Pere për Partinë Demokratike dhe Genci Hamollari për LSI-në. Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të zhvillohen më datë 1 Shtator. Ish- kreu i Komunës Dardhas, Aleksandër Çela, i cili u shkarkua nga Kryeministri Berisha për mosdeklarim të pasurisë është tërhequr nga kjo garë edhe pse më herët deklaroi se do rikandidonte. Ai u gjobit nga gjykata me 1 ml lekë, gjobë të cilën nuk e pagoi me pretendimin se ishte falur në sajë të aministisë.

Ndërkohë dy javë më parë ai e çoi këtë çështje ne gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi me argumentin e kryerjes së veprës penale, shkelje e detyrës. Ndërkohë zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen edhe në komunën Rrethina në Shkodër, ku edhe kish-kreu i kësaj komune u shkarkua nga Këshilli i Ministravë për abuzim me detyrën.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›