Janjiq: Politika serbe dështoi në Kosovë

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se dalja relativisht e lartë e serbëve, që jetojnë në pjesën jugore të Ibrit, në zgjedhjet e Kosovës është pasqyrë e politikës së keqe të autoriteteve në Serbi. Ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se popullsia e Serbise ia ka kthyer shpinën Beogradit.
Janjiq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta se dalja në votime e serbëve tregon se Beogradi me të vërtetë nuk mund t`u ndihmojë atyre në jetën e përditshme, por edhe nuk dëshiron, gjë që dëshmohet me vendimin mbi pakësimin e ndihmave buxhetore dhe pagesat më të ulëta.
Ai ka shtuar se autoritetet në një mënyrë joparimore kanë nxitur në fakt serbët për të dalë në zgjedhje. Sipas tij, ajo që duhet të shqetësojë është situata në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët kryesisht bojkotuan zgjedhjet.
“Beogradi nuk është deklaruar për këtë, e kjo do të thotë se dërgon mesazhe për ndarjen e mundshme të Kosovës që shqetëson serbët në jug të Ibrit”vijoi me tej Janjic.