E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ jep rezultatet paraprake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës publikon rezultatet paraprake të procesit zgjedhor të jashtëzakonshëm që u mbajten ditën e djeshme në Kosovë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se rezultati fillestar iu referohet 2280 vendvotimeve të numëruara deri tani.
“23 vendvotime nuk janë të futura në këto rezultate, ku 10 prej tyre janë në Prishtinë, ndërsa 13 të tjerat në komuna të ndryshme të Kosovës”.
Më tej, ajo theksoi se rezultatet e deritanishme paraprake i kryeson Partia Demokratike e Kosovës, me një shifër prej 33.5 për qind; duke vijuar më tej me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka kapur një shifër deri tani prej 23.6 për qind, kurse AAK 10.8 për qind.

 Partia Demokratike e Kosovës - 33.5 %

Lidhja Demokratike e Kosovës - 23.6 %

Lëvizja Vetëvendosje - 12.2 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 10.8 %

Aleanca Kosova e Re - 7.1 %

Lidhja Demokratike e Dardanisë - 3.3 %


Fryma e Re - 2.2 %

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›