E Diel, 1 Nëntor 2026

Janjiq: Serbët duhet të fitojnë autonomi

Megjithatë, sipas tij, pjesa veriore e Kosovës duhet të fitojë autonomi, e cila sipas tij, duhet të arrihet jo për tu ndarë më Kosovën, por për të bashkëpunuar me Mitrovicën jugore.

"Ka diçka që quhet variacion i ideve të mëdha dhe të përgjithësuara që nga koha e Sllobodan Millosheviqit e deri sot. Ajo që Beogradi e ka treguar, më shumë i përngjan përmbledhjes së taktikave të pakoordinuara. Disa prej tyre kanë qenë mjaft tërheqëse dhe të suksesshme, siç ishte rasti i fundit i ngritjes së çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", ka deklaruar ai.

Janjiq shton se "gjendja aktuale është e atillë që Kosova de fakto, dhe në një pjesë të madhe edhe de jure, është jashtë çfarëdo ndikimi të Serbisë. Ndërkohë, Beogradi tash ka ardhur në situatë që të merret me pasojat, ashtu siç është marrë gjithmonë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›