E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i planifikon aksion në veri të Kosovës

Misioni EULEX i Bashkimit Evropian mësohet se së shpejti do të dërgoj njësitË speciale policore për të arrestuar kriminelët në pjesën veriore të Kosovës.
 

Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur se rreth 300 policë të cilat i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave të tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, transmeton agjencia e lajmeve INA.
 

“Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës”, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve në Mitrovicë kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serbë në veriun e Kosovës.
 

Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen “Koha”, kanë protestuar para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›