Luan Rama: Meta jo betejë me Drejtësinë, betejë për Drejtësi.
23/11/2011 Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, duke marrë shkak nga zhvillimet e seancës gjyqësore të quajtur tashmë çështja “Videopërgjimi Meta-Prifti” thekson se nga zhvillimet e fundit provohet me shkresa dhe dokumente zyrtare jo vetëm falsiteti i procesit politik kundër Metës por edhe pathemelësinë, manipulimin e provave dhe falsifikimin për të mashtruar opinionin publik. “Vetë dëshmitari i prokurorisë Bekim Halilaj, ka provuar me një mori shkresash dhe dokumentesh zyrtare që akuzat e Prifti janë jo vetëm një mashtrim por edhe një manipulim konkretizuar kjo edhe me atë që dokumentohet edhe ne video-përgjimin e tij”, tha Rama. Duke iu referuar dëshmitarit të prokurorisë, biznesmenit Bekim Halilaj, Rama nënvizon se një sasi nafte prej 30.000 tonë ose konvertuar në vlerë rreth 10 milion dollarë, i është dhënë në mënyrë të fshehtë që më 10 shkurt, 3 javë më përpara se sa është realizuar video-përgjimi dhe gjithashtu 3 javë më përpara se sa ishte caktuar data e ankandit, kompanisë TEA construction. “Do të thoni ju se çfarë lidhje ka TEA construction me çështjen apo me njërin dëshmitar të prokurorisë apo dëshmitarin tjetër prokurorisë. Ka një lidhje që vjen e provuar gjithashtu sipas dëshmitarit Halilaj dhe dokumenteve që ai referon. Kjo do të thotë që pronari i kompanisë TEA construction, me një marrëveshje që nuk e ka ditur komisioni që zhvillonte ankandin dhe që mban datën 10 shkurt për të përftuar sasinë e naftës që ju referova, është gjithashtu ortak në fabrikën e tullave me bashkëshorten e dëshmitarit tjetër të prokurorisë Prifti”, tha Rama. Për të mjafton ky fakt për të kuptuar lidhje, marrëdhënie, konflikt interesi, pazare korruptive apo afera korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë tashmë procesin gjyqësor ndaj Metës në proces të mbyllur për të çelur një proces gjyqësor ndaj dëshmitarit kryesor të prokurorisë. “Si konkluzion dua të nënvizoj faktin që Ilir Meta nuk është në betejë ligjore dhe politike me drejtësinë por në respekt të autoritetit të organeve të drejtësisë Ilir Meta është në betejë për drejtësinë”, tha sekretari i Përgjithshm i LSI.