E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekstradohet 35-vjeçari

Ekstradohet nga Gjermania një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje. I ekstraduari është 35-vjeçari Leonard Bracaj, i dënuar më 25 vite burgim, për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Ndalimi i tij u bë e mundur në Gjermani, si rezultat i një bashkëpunimi me Interpol Tirana dhe ekstradimi i tij nga Gjermania për në Shqipëri, (Shkodër), u krye po dje gjatë orëve të pasdites. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, për arsye se i lartpërmenduri ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim datë 08.06.2001, e ka dënuar atë në mungesë më 25 vite burgim.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›