E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për piramidën. Rama: Po ndërtohet maja e drejtësisë së kapur

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesnë e dytë e cila ishte drejtuar kundër planit për prishjen e Piramidës. Kërkesa e drejtuar nga Partia Socialiste bënte fjalë për shpalljen si antikushtetuese të disa nëneve të ligjit Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë.

Në pikët e dytë të kërkesës së një grupi deputetësh nga PS kërkohej gjithashtu pezullimin e këtij ligji deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e publikuar bëhet e ditur se rrëzimi është bërë pasi kërkesa nuk plotëson kushtet e parashikuara në nenin 45 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo pikë është rrëzuar nga Kushtetuesja ndërsa lidhur me shkeljen si antikushtetuese të disa neneve të ligjit gjykata është tërhequr për tu shprehur më vonë me një vendim përfundimtar e të arsyetuar.

Lidhur me pikën 2 të objektit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit, pasi nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Pak minuta pas marrjes së këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Lideri i opozitës shprehet se me këtë vendim U shemb edhe Kushtetuesja dhe u ndërtua edhe maja e piramidës së drejtësisë së kapur!.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›