E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: S`ka ndryshim kufijsh në Ballkan

Bashkimi Europian deklaron qartë se nuk do të ketë ndryshim kujfijsh në Ballkan. E kemi thënë qartë se më nuk dëshirojmë ndryshim kufijsh në Ballkan, ka deklaruar sot Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton.

Në një konferencë me gazetarët në Bruksel Kocijançiç tha se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.

Në Bruksel sot ka vazhduar dialogu teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›