Janukovic takoi udhëheqësit e BE-së
BE-ja shpalosi sot tepihun e kuq për presidentin e ri të Ukrainës, Viktor Janukovicin, në udhëtimin e tij të parë jashtë Ukrainës që nga zgjedhja e tij për president, me shpresë që të dëgjojë se e kaluara e tij pro-ruse nuk do të ndikojë që Kievi të devijojë nga kursi pro-perëndimor i viteve të kaluara.
Janukovic zbarkoi në Bruksel, ku zhvilloi takime me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuyin, me shefin e Komisionit të Europës, Jose Manuel Barroson dhe kryetarin e parlamentit të Europës, Jerzy Buzekun.
Presidenti i ri i Ukrainës është zotuar se do të vazhdojë shtegun e neutralitetit, gjë që nënkupton një devijim nga kursi pro-perëndimor, të cilin e kanë ndjekur deri me tani rivalët e tij, të cilët i mposhti në zgjedhjet presidenciale.
Këto deklarata kanë shtuar brengat në BE se Ukraina, shtet ky i cili konsiderohet si urë mes Rusisë dhe BE-së, do të ndjekë një kurs më miqësor ndaj Moskës, se sa që ishte kursi që ka ndjekur paraardhësi i Janukovicit, Viktos Jushcenko.
Jushcenko siç dihet është angazhuar fuqishëm për anëtarësimin e Ukrainës si në BE, ashtu edhe në NATO.
Për dallim, Janukovic gjatë vizitës së tij në Bruksel nuk është paraparë të zhvillojë takime me zyrtarët e NATO-s.