E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, përpleshje mes policëve e protestuesve



Katër policë izraelitë dhe të paktën 12 protestues palestinezë u plagosën në përleshje midis tyre, pasi policia hyri në një kopësht pranë xhamisë al-Aksa në Jerusalem për të ndalur protestuesët palestinezë që qëllonin me gurë turistët. Autoritetet e rendit bënë të ditur se kanë arrestuar shtatë palestinezë gjatë orëve të fundit lidhur me dhunën e shkaktuar në pjesën e vjetër të qytetit të Jeruzalemit. Protestuesit i qëlluan policët me gurë, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Po sipas policisë, raportohet se 20 protestues ishin të mbyllur në xhami para se të vendosej qetësia. Autoritetet izraelite thonë se mbi 1000 turistë e kanë vizituar xhaminë që nga shpërthimi i konfliktit. Kompleksi pëfshin xhaminë al-Aksa, objekt i shenjtë për myslimanët, dhe Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë i judaizmit. Megjithatë pas trazirave të shkaktuara nga të rinjtë palestinezë, policia izraelite vuri në kontroll Malin e Tempullit në pjesën e vjetër të qytetit të Jeruzalemit. Konfrontimet në vendin e konsideruar të shenjtë si nga hebrenjtë ashtu edhe nga myslimanët, shpërthyen pasi palestinezët qëlluan me gurë dhe shishe grupe turistësh të krishterë dhe hebrenj. Më pas dhuna përfshiu sipas forcave të sigurisë edhe rrugicat fqinje të pjesës së vjetër të qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›