Januzaj afët Blackburnit

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj në vazhdim të këtij sezoni pritet t’i mbroj ngjyrat e skuadrës së Blackburnit.
Ekipi që garon në Championship po kërkon ta huazoj kosovarin, ku do të kishte hapësirë më të madhe për lojë, raporton tabloidit britanik Daily Mail. Januzaj impresionoi trajnerin David Moyes gjatë përgatitjeve, derisa Manchester United po synon ta vazhdoj kontratën edhe për pesë vite.
Interesim për kosovarin me pasaportë belge gjatë verës kishte shprehur interesim Juventus, Barcelona dhe Bayern Mynich./indeksonline/