E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo: Nuk imagjinoj lojë pa Ozilin

Cristiano Ronaldo e ka shprehur zemrërimin e tij për shitjen e Mesut Ozil në Arsenal. Në grumbullimin e tij me kombëtaren portugeze, Ronaldo ka thënë se nuk e imagjinon veten në fushë pa Ozilin.

"Dua të jem i sinqertë. Unë nuk e imagjinoj veten në fushë pa Ozilin. Jam i shqetësuar me shitjen e tij. Ai ka qenë ndërtuesi i lojës tonë. Gjithmonë kam qenë mirënjohës për kontributin në fushë që më ka ndihmuar shumë. Në Real kemi shumë yje, por Ozil ka qenë thuajse më i miri" ka thënë Ronaldo./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›