Japonezët ndërtojnë kutinë për iPhone antiplumb
Një firmë japoneze, e quajtur Marudai, ka krijuar një kuti 650 dollarëshe për të mbajtur iPhone-n, për të cilën thonë se është absolutisht e pashkatërrueshme nga plumbat. Kutia antiplumb është e përbërë nga pllaka çeliku. Kutia ka një vrimë në vendin ku telefoni ka kamerën dhe pjesa e kamerës ka një shtresë alumini të hollë. Në fillim, në një pjesë të kutisë vendoset iPhone dhe më pas pjesa e aluminit dhe ajo e çelikut shtrëngohen bashkë me një lloj vide, për të siguruar mbajtjen mirë të aparatit. Firma ofron edhe bonusin e saj, që është një plumb bosh për ti treguar të tjerëve se nga çfarë është i mbrojtur aparati. Sa ia vlen?