E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketa, Këshilli i Sigurimit dënon Korenë Veriore

Keshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër Korenë Veriore për leshimin, ndonëse të dështuar të raketës.

Këshilli, përmes deklaratës së miratuar unanimisht ka kërkuar forcimin e sanksioneve ekzistuese kundër Koresë së Veriut dhe ka paralajmëruar aksione të reja nëse Phenjani planifikon teste të reja raketore apo bërthamore.

I njëjti mekanizëm ka thënë se ngjarja e së premtes ka qenë shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe ka shkaktuar shqetësime serioze të sigurisë në Azi.

Koreja e Veriut ka thënë se leshimi i raketës ka pasur qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por veprimi në fjalë është parë si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi. Raketa është rrëzuar në det pak minuta pas leshimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›