E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Zuma! Këtë fundjavë merr gruan është e katërta

Zuma me tre gratë e para

Presidenti poligamist i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, është duke u përgatitur për të shtuar gratë e tij…nuk i mjaftojnë tre, tani po vjen edhe e katërta. Deklarata u bë dje nga zëdhënësi i tij. Zuma, i cili mbushi 70 vjeç javën e kaluar, do të martohet edhe me Gloria Bongekile Ngema. Dasma është lënë për këtë fundjavë, (nëse keni ndër mend të shkoni) dhe do të festohet me një ceremoni tradicionale në shtëpinë e tij. Zëdhënësi i zotit Zuma, Mak Maharaj, konfirmoi se presidenti po përpiqej të zyrtarizonte marrëdhëniet e tij me të sapodiplomuaren në universitet, me të cilën ka një djalë trevjeçar. Maharaj tha: Presidenti do të formalizojë marrëdhëniet e tij me të fejuarën, Gloria Ngema. Ata kanë qenë të fejuar për disa vjet, por tani do të bëjnë ceremoninë e dasmës. Sunday Times në Afrikën e Jugut raportoi se Zuma ka pasur një fejesë të gjatë me Ngeman. E diplomuar për Biznes dhe një fetare e devotshme tashmë ajo do ti bashkohet tufës së grave të Zulusë, në vendin që e njeh me ligj martesën me shumë femra. Burrështetasi poligamist, i cili besohet se është babai i më shumë se 20 fëmijëve, u martua me gruan e tij të parë Sizakele Khumalo, 69 vjeçe, në vitin 1973. Më pas ai u martua me Nompumelelo Ntuli, 37 vjeçe, në vitin 2008 dhe me gruan e tretë Thobeka Madiba, 39 vjeçe, në vitin 2010. Por ka qenë i martuar pesë herë në fakt, sepse nga dy gra është divorcuar. Kjo është dasma e gjashtë e Zumas, ku do të marrë gruan e tij të katërt, rreth pesë dekada më të re se veten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›