E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mladiç takon Sheshelin, por jo edhe Karagjiçin

Ish- komandanti i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mladiç, para dy ditësh ka ndërruar qelinë në burgun e Hagës, ndërsa është transferuar në zonën ku mbahen të paraburgosur të tjerë nga Serbia.
 

Në afërësi të qelisë së Mladiçit, përveç Sheshelit është edhe Vladimir Lazareviç, ish gjenerali i ushtrisë jugosllave. Megjithatë Mladiç dhe Lazeraviç, nuk janë takuar ende sepse ky i fundit është I sëmurë.
 

Siç shkruan gazeta serbe "Blic", duke cituar avokatët e Mladiçit, takimi me Sheshelin e ka vlerësuar si shumë korrekt, ndërsa sipas avokatëve, Mladiç nuk ka kohë që të flasë në detaje për këto takime. Por zyrtarët e Tribunalit të Hagës janë përkujdesur qe Mladiç të mos takohet me Radovan Karagjiçin, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në krimet e kryera në Bosnje.
 

Sipas gazetës, Haga ka kërkuar këtë ndalesë për shkak se takimi i të dyve dhe bisedat e mundshme qe mund t`i mbajnë, do të ishin të dëmshme për proceset gjyqësore që sapo kanë nisur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›