Aktorët e mirë, komedia joinventive

Filmi “The Chef” (Kuzhinieri) është një komedi i regjisorit francez, Daniel Cohen, në të cilën rolet kryesore iu janë besuar aktorëve të njohur Jean Reno dhe Michael Youn.
Jean Reno luan rolin e mjeshtrit të madh të kuzhinës, Alexandre Lagarde, në kohën e krizës kreative, e cila fillon pikërisht në momentin kur drejtimin e restorantit të tij e merr përsipër drejtori i ri, i cili synon që në vend të Lagarde të angazhojë kuzhinierin modern Cyril Boss (James Gerard).
Për shpëtimin e punës dhe të reputacionit ndihmë i ofron kuzhinieri i ri dhe anonim, Jacky (Michal Youn), i cili që nga fëmijëria “i gëlltiste” recetat e Lagarde.
Megjithatë, përkundër aktorëve shumë të mirë dhe regjisurës korrekte, duket se kësaj komedie joinvetive – edhe pse ajo mbase shikuesit edhe mund t’ia përvjedhë ndonjë buzëqeshje - i mungon shpirti karakteristik të cilin shikuesit janë mësuar ta përjetojnë në filmat e Jean Reno.