E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, Kan formon qeverinë e re me 11 ministra ekzistues

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i ri i qeverisë, Yoshito Sengoku, i cili saktëson se krerët e ministrive kryesore mbetën të pandryshuar: Katsuya Okada në Ministrinë e Jashtme, Toshimi Kitazawa në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Seiji Maehara në Ministrinë e Transporteve.

Ministria shumë e rëndësishme e Financave, që drejtonte Kan në qeverinë e mëparshme, iu besua ish-zëvendësit të tij, Yoshihiko Noda, 52 vjeç, përkrahës i një politike të rreptë buxhetore.
Qeveria e re japoneze ka detyrën e vështirë të rigjallërojë një ekonomi të dobësuar , duke zvogëluar në të njëjtën kohë borxhin e madh publik që ka arritur pothuaj sa dyfishi i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›