E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbën Xhaferi ende në koma, mjekët: Asnjë përmirësim

Ish-lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni , Arbër Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi pësoi një hemorragji cerebrale.

Vladimir Mircevski, neurokirurgu kujdestar në klinikën e Shkupit ka theksuar se Xhaferi gjendet akoma në gjendje të rëndë, por relativisht të qëndrueshme.
 

"Arbër Xhaferin e pranuam në klinikë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe humbjes së vetëdijes. Ai është në përkujdesje dhe i është dhënë terapia e duhur, por momentalisht gjendja e tij është e rëndë. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe mjekimi po vijon", ka thënë Mircevski.

Sipas tij se nuk mund të jepen detaje për sëmundjen gjatë 48 orëve të para pas pranimit të pacientit në spital.
 

Prej vitesh, Xhaferi ka pasur probleme shëndetësore dhe sipas shenjave ai duket se vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Xhaferri u tërhoq nga posti i kyetarit të PDSH-së në vitin 2007, ndërsa aktualisht është kryetar nderi i partisë. Po ashtu është dhe deputet në Parlamentin e vendit, por nuk ka qenë aktiv në politikë vitet e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›