E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksemburgu jep alarmin, ballkanasit po kërkojnë azil

Pas alarmit të dhënë nga Belgjika për azilkërkuesit nga Ballkani, tani duket se Luksemburgu është destinacioni i radhës i qytetarëve të Ballkanit që kërkojnë statusin e azilit. Alarmi është dhënë nga autoritetet e këtij vendi, të cilët kanë theksuar se po rritet numri i qytetarëve nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe vendet e tjera që kërkojnë statusin e azilit.

Ministria e Emigracionit në Luksemburg theksoi se deri tani janë regjistruar rreth 1500 kërkesa për azil. Numri më i madh i aplikimeve janë nga Serbia me 300 aplikime, ndërsa në në vend të dytë renditet Shqipëria me 256 aplikime.

Ndërkohë 220 aplikime për azil janë vërë nga qytetarët e Malit të Zi, 156 nga Kosova, 142 nga Bosnjë-Hercegovina dhe 124 kërkesa për azil nga qytetarë të Maqedonisë.

Luksemburgu edhe vitin e kaluar ka pasur një numër të lartë azilkërkuesish nga vendet e Ballkanit , ku numri i të regjistruarve kapi shifrën e mbi 2100 personave.

Gjatë këtij viti nga 1500 kërkesa për azil, vetëm 28 prej tyre kanë marrë përgjigje pozitive të përkohshme, ndërsa pjesa tjetër janë refuzuar.

Për të respektuar Traktatin e Dublinit janë realizuar 114 transferime të azilkërkuesve nga Luksemburgu në një vend të tretë të sigurt. Shumica e azilkërkuesve janë dërguar në Belgjikë, Gjermani, Greqi dhe Itali.

Një total prej nëntë azilkërkuesve ishte transferuar në Francë. Sipas autoriteteve rreth 1015 azilkërkues janë riatdhesuar. Shumica e të kthyerve ishin nga Serbia përkatësisht 554 persona, Maqedonia 228 persona dhe 114 persona nga Shqipëria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›